Erdogani të mërkurën për vizitë pune njëditore në Rusi, në plan edhe një takim me Putinin

Siç bën të ditur Qendra për Shtyp e Presidencës nëpërmjet një komunikate të shkruar, në këtë vizitë pune njëditore që do të zhvillohet më 23 janar në Federatën Ruse, Erdogani do të takohet me Kreu e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Në kuadër të vizitës në Moskë, gjatë së cilës parashikohet të mbahet edhe një takim ndërmjet delegacioneve të formuara nga ministra e zyrtarë të lartë nga të dyja vendet, do të trajtohen në detaje marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi dhe do të shkëmbehen mendime për disa çështje rajonale e ndërkombëtare, me një theks të veçantë mbi Sirinë”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e Qendrës për Shtyp të Presidencës turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne