Shqiperia

Erjon Veliaj hap “Dhomën e Përrallave” në bashki, ja për çfarë do përdoret dhe dokumenti zyrtar

Sipas informacionit, këtë dhomë përrallash, do ta drejtojë Zv/kryetari i Bashkisë, Andi Seferi, ndërsa “profesore”, do jetë një aktore e cila, do mbikëqyret nga një psikologe, që do monitorojë se sa i besojnë fëmijët mashtrimet dhe çfarë ndikimi kanë përrallat tek ata, siç duket, është parapërgatitje e brezit tjetër të militantëve, që do të “hanë” mashtrimet në fushatat elektorale

Katër vite, pasi kryeministri Edi Rama, krijoji “Dhomën e Hartave” në selinë e qeverisë, kryebashkiaku Erjon Veliaj, ka krijuar “Dhomën e Përrallave”, brenda godinës së Bashkisë Tiranë, siç duket, për të gënjyer edhe fëmijët, pasi ka gënjyer prindërit e tyre.

Se për cfarë, do shërbejë kjo “Dhomë Përrallash”, që po krijohet vetëm 6 muaj para zgjedhjeve lokale, ngritur brenda bashkisë, ku ka vetëm zyra shërbimesh publike ndaj qytetarëve, këtë gjë e sqaron vetë emërtesa e saj, mbasi përrallat dihet se përse dhe kur përdoren.

Në rastin konkret, krijimi dhe hapja e një dhome të tillë, nuk besojmë, se është program bashkie, në shërbim të qytetarëve, mbasi populli, ka 26 vjet që dëgjon përralla në fushata e po vazhdon t’i dëgjojë, nga qeveria që nuk zgjidh asgjë dhe nga opozita PD-LSI, që ripremton se do zgjidh gjithçka.

Kujtojmë, se 5 vite më parë, kryeministri Edi Rama, harxhoi me 180 milionë lekë nga taksat e shqiptarëve, për të hapur “Dhomën e Hartave”, që deri tani e ka përdorur, vetëm për copëtimin e detit në favor të Greqisë, për dhurimin e tokave në bregdet, për HEC-et e Bashkim Ulajt dhe gruroret e Ilir Metës./Pamfleti

NJOFTIMI/ BASHKIA E TIRANË

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia e Tiranës, Bulevardi “Deshmorët e Kombit”
  2. Lloji i procedurës se prokurimit: “Kerkese per Propozim”
  3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: ”Dhoma e Përrallave”
  4. Numri i referencës së procedurës/lotit REF-94656-11-19-2018
  5. Fondi limit 2.703.177 (dy milion e shtatëqind e tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH
  6. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: Afati i dorezimit te mallit brenda 2 (muajve) nga data e lidhjes së kontrates. Afati i dorezimit i detajuar brenda periudhes 2 (dy) mujore, do te percaktohet ne momentin e lidhjes se kontrates.
  7. Afati për dorëzimin e ofertave/kërkesave për pjesëmarrje: Data 30.11.2018, ora: 11:00.

(Shënim, tenderi është zhvilluar, por fitursi nuk është shpallur akoma, mbasi duhet gjetur një mjeshtër në tregim përrallash të besueshme).

OPINIONE