Shqiperia Sociale

Erjon Velija prish rrugët në zgjedhje dhe më pas i harron!

Sa hërë vijnë zgjedhjet elektorale vërehet një mobilizim pune i të gjitha strukturave të administratës shtetërore, kjo jo vetëm për fushatë elektorale por edhe punë në interes publik, një mënyrë kjo e njohur për të joshur elektoratin. Përvec strukturave shtetërore shpesh edhe subjektet private bëhen pre e kësaj fushate me shpresën e kapjes së ndonjë tenderi në të ardhmen apo përfitimesh të tjera financiare apo lehtësira fiskale.

Një ndër shumë raste të kësaj fasade është një rrugë në Tiranë, në zonën pranë autostradës Tiranë Durrës pikërisht rruga që lidh rrugën Asdreni  me rrugën 1 Maji sic njihet ndryshe me rrugën tjetër paralele të Ardenos.

Kjo rrugë, që torturon cdo ditë banorët dhe makinat, nisi të rikonstruktohej nga një firmë e panjohur e cila nuk vuri asnjë tabelë për fillimin dhe mbarimin e punimeve e as u identifikua me ndonjë emër, para zgjedhjeve punohej cdo ditë intesivisht duke ringjallur shpresën e banorëve që më në fund do të shpëtotin nga balta dhe gropat. Por sapo përfunduan zgjedhjet asnjë nuk u duk më. Cdo gjë mbeti përgjysmë dhe rruga u katandis edhe më keq sec ishte me puseta të pambyllura, kanale gjigande, diku e shtruar me cakull e di ashtu sic ishte, me pirgje dherash si shenjestër për vendgrumbullime plehrash të reja, gjithcka një kaos. Ndoshta firmës ndërtuese i humbi partia të cilën mbështeste.

Nisur nga kjo situatë banorët kanë vënë në dijeni Bashkinë e Tiranës, por ende asnjë përgjigje, ende asnjë inspektim për të kuptuar kush e shkatërroi rrugën më keq sec ishte.

Për më shumë fotot më poshtë:

OPINIONE