Ermal Onuzi është zgjedhor kreu i ri i Gardës së Republikës. Pas një procesi të gjatë dhe të detajuar të vlerësimit dhe intervistave, Ermal Onuzi ka dalë fitues dhe do të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr këtë institucion.
Në garë për kreun e Gardës së Republikës ishin gjashtë konkurrentë, mes tyre ishte edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi.
Emërimi i Ermal Onuzit në këtë pozicion erdhi pas dorëheqjes së Gramoz Sakos nga kreu i Gardës së Republikës.
Ermal Onuzi ka një sfond profesional në siguri, duke punuar më parë për një kompani koncesionare. Ai ka pasur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e çështjeve të sigurisë.
Paralajmërimi i Bardhit
Partia Demokratike, nëpërmjet kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ka denoncuar që në muajin mars se kryeministri Edi Rama po ndryshonte ligjin për kriteret e përzgjedhjes së drejtuesit të Gardës së Republikës, me qëllim që të emëronte Ermal Onuzin në krye të saj. Emërimi i Ermal Onuzit në këtë pozicion erdhi pas dorëheqjes së Gramoz Sakos nga kreu i Gardës së Republikës.
“Korrupsion me tendera publik, korrupsion me kontratat koncensionare, korrupsion në çdo sferë ekonomike.
Së fundi edhe korrupsion politik përmes ligjeve me porosi. Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës dhe lehtësimi i kritereve për drejtorin e Gardës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzin”, shprehej Bardhi./Tpz