Ersoy: Turqia priti 32 milionë turistë më 2018

Turqia ka pritur rreth 32 milionë turistë në tre kuartetet e parë të vitit 2018, duke shënuar rritje prej 23 për qind, tha ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.

“Duket sikur do të kalojmë 40 milionë dhe do të thyejmë rekordin e Turqisë”, tha Ersoy në panelin editorial të Anadolu Agency (AA), duke shtuar se sektori i turizmit ka përjetuar një rimëkëmbje të shpejtë.

Ersoy tha se përveç turistëve të zakonshëm që vijnë për të shfrytëzuar “detin, rërën dhe diellin”, edhe turistët e interesuar në kulturë gjithashtu kanë filluar ta vizitojnë Turqinë.

Ai theksoi se si pjesë e një protokolli me fluturuesin kombëtar Turkish Airlines (THY), fluturime të planifikuara do të fillojnë në 14 vende dhe 17 destinacione nga prilli.

Destinacionet përfshijnë Britaninë, Gjermaninë, Rusinë, Ukrainën, Arabinë Saudite, Izraelin, Algjerinë, Kuvajtin, si dhe qytetet apo rrethet bregdetare turke të Antalyas, Dalamantit, Bodrumit dhe Izmirit.

Ersoy e vlerësoi pozitivisht gjithashtu aeroportin e ri të inauguruar të Stambollit, i cili do të jetë një nga aeroportet më të mëdha në botë pas përfundimit të të gjitha fazave dhe tha se ai është një investim kyç për nxitjen e turizmit në vend.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne