Qëllohet për vdekje avokati i vrasësit të Arkanit – para syve të fëmijëve të tij

Raportet nga Afrika e Jugut këtë të martë thonë se avokati Pete Mihalik është qëlluar për vdekje në Cape Town, Afrika e Jugut.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, disa vjet më parë ishte njoftuar se Mihalik ishte bërë përfaqësuesi ligjor i Dobrosav Gajiç – i dënuar në Serbi për vrasjen e Zheljko Raznatoviç – Arkanit.

Ndërsa mediat lokale thonë se vrasja e avokatit 50-vjeçar mund të lidhet me gjyqin ndaj kriminelit të dyshuar Nafiz Modack.

Mihalik u qëllua dhe u vra nga prita – rreth orës 7:30 të mëngjesit – pasi ai ishte duke lënë dy fëmijët e tij në shkollën e tyre. Një nga fëmijët, një 8 vjeçar, thuhet se është plagosur. Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, policia menjëherë nxitoi të kërkonte vrasësin që iku nga skena e vrasjes me një VW Polo argjendi.

Dëshmitarët thanë se vrasësi kishte qëlluar me armë, përmes një dritareje në anën e shoferit të makinës.

Raportet shtojnë se Mihalik në të kaluarën përfaqësonte një seri personash nga mjedisi kriminal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne