Ervin Salianji: Xhafa mbron bandat dhe dhunon qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se ministri Xhafaj është kthyer në një aparat shtetëror.

Për Salianjin, ministri i Brendshëm po godet dhe dhunon qytetarët e thjeshtë, ndërsa po manipulon çështjet e bandave duke i favorizuar ato.

Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se policia nuk ka guxim të godasë bandat, por këtë dhunë po e instalon tek qytetarët.

“Me Xhafajn Ministria e Brendshme është kthyer si aparat i sigurimit të shtetit, godit dhe dhuno qytetaret dhe mbulo e manipulo çështjet e bandave te lidhura me qeverinë.MB pasi nuk e bindi dot Qytetarin Tabaku nëpërmjet kërcënimit te tij dhe familjareve te tij për te thënë qe është dëmtuar nga motori dhe jo nga plumbi, reagon duke thënë qe arma është shkrepur ne mënyrë te pavullnetshme! Policia nuk arreston dhe gjuan bandat, kriminelet dhe përdhunuesit por dhunon dhe godet qytetarët.”, tha ai.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne