“Është koha t’i themi ndal!”- Presidenti flet me tone të larta: Të gjitha pushtetet të kapura nga kryeministri

Presidenti Ilir Meta me tone të ashpra ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka përqëndruar të gjitha pushtetet në duart e tij.

Ai tha se nuk ka më ndarje mes legjislativit dhe ekzekutivit, por të dyja janë bërë njësh.

Presidenti tha se të gjitha bashkitë janë kapur nga qeverisja aktuale. Ndërkohë që me tone të ashpra tha se vendi po shpopullohet.

“Siç Komisioni i Venecias pati paralajmëruar zbatimi i këtij procesi do të duhet të ishte i kujdesshëm dhe gradual. Qëllimin i reformës nuk ishte falimentimi i sistemit gjyqësor.

Ndryshe nga çfarë këshilloi Venecia zbatimi i reformës në drejtësi është i njëanshëm.

Jemi përpara një situate edhe më dramatike ku Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim të përqendrimin e të gjitha pushteteve ndaj kryeministrit aktual. Jemi në kushtet kur legjislativi dhe ekzekutivi janë bërë njësh. Ku janë kapur të gjitha bashkitë e vendit.

Ku vendi është lënë qëllimisht prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë ku si pasojë janë 32 mijë çështje gjyqësore.

Ku prokurori i përgjithshëm i përkohshëm term që nuk ekziston në Kushtetutë, u emërua për të korrur këto rezultate të mahnitshme.

Vendi po shpopullohet pa mbarim. Nuk ka më asnjë investim serioz nga SHBA, Gjermania apo Italia. Është koha t’i themi ndal”, tha Meta./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne