Ilir Meta: Të ndalim një diktaturë të re, jemi përpara një situate dramatike

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i ka rritur tonet kundër kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij po e çon vendin drejt një diktature të re. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Kushtetuta është vija e kuqe, mbrojtja e së cilës do të bëhet përmes një referendumi. Më tej ai i kērkoi popullit të çohet të marrë vetë fatet e tij në dorë. Sot sipas Metës tha nuk ka më ndarje mes legjislativit dhe ekzekutivit, por të dyja janë bërë njësh, si dhe të gjitha bashkitë janë kapur nga qeverisja aktuale. Ndërkohë që me tone të ashpra tha se vendi po shpopullohet.

“Jemi përpara një situate edhe më dramatike ku Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim të përqendrimin e të gjitha pushteteve ndaj kryeministrit aktual. Jemi në kushtet kur legjislativi dhe ekzekutivi janë bërë njësh. Ku janë kapur të gjitha bashkitë e vendit.

Ku vendi është lënë qëllimisht prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë ku si pasojë janë 32 mijë çështje gjyqësore.

Ku prokurori i përgjithshëm i përkohshëm term që nuk ekziston në Kushtetutë, u emërua për të korrur këto rezultate të mahnitshme”, tha Meta./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne