A është Trampi psikopat?/ “Vendosa sulmin ndaj Sirisë teksa po shijoja ëmbëlsirën më të mirë ndonjëherë”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka treguar detaje interesante të atmosferës para se të merrte vendimin që të sulmojë caqet e kontrolluara nga presidenti Bashar Al-Assad në Siri.

Duke folur në programin e mëngjesit të Fox Business, presidenti Trump ka thënë se kur ka marrë vendimin për të sulmuar, ka qenë duke ngrënë një ëmbëlsirë, për të cilën thotë se ka qenë më e mirë që e ka pasur rastin ta shijojë.

“Ne kishim përfunduar drekën. Po hanim desertin. Patëm pjesën më të bukur të një torte çokollate që ke parë ndonjëherë. Presidentit Xi po i pëlqente,” thotë Trump.

Trump po priste presidentin kinez Xi Jinping në resorin e tij Mar-a-Lago në Florida përderisa misioni ishte duke u ekzekutuar.

Ky është momenti kur Trump kishte dhënë urdhrin ushtarak për të bërë sulmin, dhe në të njëjtën kohë kishte informuar homologun e tij.

Sulmi amerikan në Siri kishte ardhur vetëm një ditë pas një sulmi me armë kimike ku kishin mbetur të vdekur dhjetëra sirianë, përfshirë këtu edhe fëmijë. Qeveritë e vendeve të fuqishme perëndimore kanë fajësuar presidentin Assad lidhur me këtë rast./Insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne