“Është turp, që të uleni me Gjinushin,” debat në Komisionin e Medias, largohet kryetarja: Gazetarët e dinë kush është

Në mbledhjen e Komisonit të Medias sot ka pasur debate. Që në fillim të mbledhjes është larguar kryetarja e këtij komisioni Fatjona Dhimirtri.

“Është turp, që të uleni me Gjinushin. Refuzoj që të ulem në një tryezë me ju. Madje dhe gazetarët e dinë shumë mirë se kush është zoti Gjinushi. Ardhja në komision është një turp.” , është shprehur ajo dhe menjëherë është larguar nga salla.

Theksojmë se Presidenti Ilir Meta, ka përdorur forcën e dekretit për të refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Me një dekret presidencial, Meta dha arsyet pse sipas tij, ka bërë këtë refuzim. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie.

Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave (ASH) më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

Për këtë vendim të Metës, Gjinushi është shprehur se nuk ka asnjë uzurpim për këtë institucion./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne