Shqiperia

VIDEO/ Nis shembja e ndërtimeve te Unaza e Re, nuk ka rezistencë nga banorët…

IKMT ka nisur aksionin për shembjen e disa banesave në zonën e Unazës së Re. Nryshe nga sa ndodhi tre ditë më parë, nuk ka pasur rezistencë të banorëve.

Mësohet se përgjatë këtij aksioni do të prishen dhjetra banesa ç’ka i hapur rrugë vijimit të zgjatimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Banorët kishin paralajmëruar se do të vijonin rezistencën e tyre dhe nuk do të lejonin mjetet të shembnin banesa dhe biznese përgjatë këtij segmenti, por me sa duket ata nuk kanë gjetur dakortësi mes njëri-tjetrit.

Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar dëmshpërblim nga shteti duke e quajtur vlerësimin si abuziv dhe jo në vlerën e tregut, ndërsa disa të tjerë kanë deklaruar se shteti nuk i ka ofruar fare kompensim.

Përgjatë më shumë se një viti që kur ka nisur protesta e tyre, ka pasur edhe nga ata banorë që kanë pranuar banesa sociale nga ana e bashkisë, sikurse nga ata që kanë pranuar dëmshpërblimin.

OPINIONE