EURO-AZIA FUQIA E RE GLOBALE

Savash VELIU

… Turqia e Re si forcë politikoekonomike e integruar brenda forcave të reja Euro-Aziatike dhe Evropa e dezintegruar larg nga këta rrjedha të reja globale ekonomikisht stagnon dhe është e gjykuar të fundoset!

Evropa si Unioni Ekonomik përgjatë rrjedhës së Plandemisë është e detyruar ti drynos fabrikat duke nxjerrur puntorët në rrugë ajo i ushqen në kuriz të buxhetit, buxhet i cili dita ditës shterret, një alamet kobzezë për Prodhimin Evropian që shënon rrënie të madhe e nëse vazhdon me këtë trend ajo shkon drejt kolapsit ekonomik.

Sot e gjithë bota gjendet në këtë gërç ekonomik në perjashtim të ca shteteve stabile siç janë Kina dhe Turqia, por ja që të dyja shtete goditen me sanksione ekonomike, pasi ky i fundit goditet extra me dollarin Amerikan.

Por shikuar në thelb, SHBA-ja përjeton periudhen më të keqe të historisë së saj sepse gjendet para kolapsit ekonomik që shënon një borxh të jashtëm prej 23 triliardë dollar me ritje rapide por, çuditërisht Dollari nuk humb vlerën…Pse!!!?

E gjithë bota Plandemike është futur në borxh që kap shumën prej 180 Triliardë dollar të shënuar ndaj Lobit Financiar që kap shumën marramendëse të krijuar vetëm brenda periudhës Covid-19. Ky është Haraçi që paguhet ndaj Fajdexhive global prej shteteve botëror derisa Presidenti Erdogan hapur sfidon lobin e fajdexhive të mandatuar nga jashtë që përpiqen të portretizojnë përpjekjet çlirimtare si të kundërtën.

Çfarëdo që të bëjnë fajdexhit nuk do ia dalin dot, nuk do të mund të kthejnë prapa Turqinë nga politika e fokusuar në prodhimin, punësimin dhe bilancin pozitiv të ekonomisë turke mbi forcat e veta. Këto tarifa dhe norma interesi do të ulen këmbëngulsisht nga zotimi politik turk!

Dhe sot Turqia, llogaritet se është ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në OECD…

Eksportet turke në BE arrijnë në rreth 80 miliardë dollar në periudhën janar-nëntor 2021.
Aktualisht, rezerva e arit e Turqisë është 6500 tonë, Turqia prodhon 45 ton ar në vit aktualisht, nëse e rrit këtë në 100 tonë, do të jet ndër 10 vendet më të forta të botës. Ja pse realisht sulmohet Turqia!!!

Sot SHBA-ja është shteti më i mbytur në borçe të përcjellur me kolaps ekonomik që ka nxjerr miliona puntorë në rrugë me mbyllje të mijëra fabrikave derisa borxhi vetëm i shtohet. Ky kolaps ia humbi primatin e fuqisë ekonomiko-ushtarake si i vetmi udhëheqës i tregut botëror, post që i kanoset nga Kina. Edhe po të themi kushtimisht se ndodhi që SHBA të shpetoj nga ky gërç ekonomik që është shumë vështir të ndodh, atëherë do detyrohen të gjitha shtetet borxhmarrëse nga SHBA-ja ti fshijnë borxhet duke e zhvlefsuar me nulta zero borxhet, prandaj ata i largohen nga prania e saj!

Koha tregon se SHBA ka humbur forcën superiore të dikurshëm që kishte sepse nga Lindja ngriten shtete të fuqishme ekonomike si pretendues të postit udhëheqës global siç janë Kina, Rusia dhe Turqia. Më fuqishëm vjen Turqia e cila është AlfaBeta e rrugëve gjeostrategjike dhe gjeopolitike të globit që lidhë Lindjen me Perëndimin të shtrirë në tri kontinentet kyçe të globit me të gjitha resurset e nevojshme për Kinën, por atë pasuri i posedon ‘’Shtetet e Organizimit Turk’’, të udhëhequra nga Turqia me nofkën, “TURAN”!

Poashtu Rusia ka resurse të mëdha energjetike por nuk është e gatshme të ndaj ato me Kinen sepse e konsideron si armik rival, një moment që forcon dorën e Turqisë karshi Ruso-Kinës të cilëve u duhet Turqia për dalje në ujërat e ngrohta të Mesdheut evropian.

Dhe në këto rrethana gjeopolitike SHBA-ja karshi Ruso-Kinezëve mban peng Evropën derisa brenda përplasjeve lindje perëndim Unioni Evropian bankroton, por kështu e do SHBA-ja, por fatmirsishtë me siguri bashkë do fundosen. Sot Unioni Evropian përjeton inflacionin më të madh të 7 viteve të fundit!

Pra, kjo gjendje paralizuese i detyron ca shtete evropiane të ngrisin zërin brenda Unionit duke thënë se pas Plandemis do shkojn drejt BREXIT. Brexit një trend e dhelpërës Angli e cila kuptoj fundosjen e Sistemit të vjetër Financiar të fajdexhive global dhe hapi zgidhjen e çorapit të Unuonit Evropian drejt Brexiteve të reja derisa ajo zgjodhi për partnere të re të Mesdheut Turqinë duke e mbështur nga prapaskena që të mbijetoj në skenën gjeopolitike. Për Britanikët në aspketin e rrugëve ekonomike Turqia është porta kryesore e globit dhe për këtë duhet të merret në konsiderat si fuqi e re ekonomike.

Të mos harojmë se Anglosaksonët me boshtin e tyre Washingtown – London – Hong Kong janë tejet të fuqishëm si kontrollues të globit nga ky trekëndori strategjik!

Trendin e Brexiteve evropiane do ta ndjekin edhe ca shtete tjera evropiane që kanë paralajmëruar shkëputjen nga UE si Italia, Spanja, Portufalia, Hungaria, Polonia, Austria dhe ca tjerë në radhë. Të gjitha këta shtete evropiane e kanë drejtuar marshutën e tyre drejt tregut Turk më e lira e më kualitativja e mesdheut dhe si regjion më e afërta me të cilën janë në ujdi.

Por në të kundërtën ec Evropa e udhëqur nga Gjermano-Francezët që vazhdojn me kokëfortësi ndaj Turqisë ata detyrimisht do fundosen sepse janë peng të SHBA-ve që i largon nga Rusia dhe Kina dhe don ti integroj me Turqinë, kjo tentativ forcon interesin amerikan karshi Kinës.

Jo më kot thoshte Erdogan: “Ne nuk jemi në zor për Evropën, por Evropa do jetë në zor për Turqinë”!

Tani Franca mandatarja e FMN-së i revanshohet Turqisë bashkë me SHBA-në që kanë shenjestruar Turqinë të nxjerrin nga ‘’G-20’’ me preteks se kjo bëhet shkaku i sistemeve S-400, por e vërteta është shkaku i humbjes së peshës së Francës në Unionin Evropian e më se shumti shkaku prodhimeve të Droneve të Armatosura Turke të cilët fundosën terrorizmin në Turqi dhe jashtë saj, në Siri, Irak, Libi, Karabah etj…!

Tani më është e qart se; Terrorizmi ishte dhe mbetet mjeti detyrues i ‘’5’’’ Shteteve Mandatare të ‘’Këshillit të Sigurisë’’ që me këto organizma i nënshtronin shtetet me pasuri toksore vullnetit të tyre duke e terrorizuar botën. Këta Diktator Global në historinë e tyre së pari herë u thyen nga Turqia kur prodhoi armët e sofistikuara mes tyre Dronet vrastar ‘’SIHA’’ të cilët shkërmoqën grupet terroriste bashkë me armët më të avancuara të SHBA-ve, Rusisë, Francës të Israelit që i solli në aktin e kapitullimit zbatuesit e politikës së dhunës përmes terrorizmit global!

Edhe këto pajtime me Emirato arabët po sjellin ndryshime të mëdha në rajon ku Turqia gjithnjë e më shumë po shfaqet më e fortë dhe lojtar strategjik që do siguroj paqenë dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme pasi të largohet SHBA nga regjioni. Kjo është edhe arsyeja e goditjes ekonomike që po pëson Turqia. Duke e dobësuar atë dhe duke i krijuar varësi sidomos ekonomike, ndoshta është e mundur ndalja dhe kufizimi i hovit të Turqisë nga paraqitja si fuqi ekonomiko-ushtarake.

Të dëgjojmë George Orwell ç’thotë; “Gjuha politike e perëndimit ёshtё e dizajnuar qё t’i bёj gёnjeshtrat tё tingёllojnё si tё vёrteta dhe vrasjet si tё drejta’’!

Pra. Turqia me nisjen e prodhimit të Armëve, Barnave kimike dhe Këmbimit të valutës Lira me valutat tjera i shpalli Luftë Lobit Sionist të cilët mbizotëronin botën duke shitur Armë, Farmaceutikë dhe duke i kushtëzuar që çdo këmbim të bëhet me valutën rezerv Dollar, një kusht që i gjunjëzonte shtetet tjera para Lobit Diktatorial, kjo shtoi pikën e vlimit sionist të tërheq sanksionet ekonomike mbi goditjen e Lrës turke!

Kur Erdgan u thotë atyre se; ‘’Bota është më e madhe se Peshja e Këshillit të Sigurisë ata çka thonë; [kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!” – Kur’an 2/11]

Ata një kohë arrinin ta nënshtrojnë Turqinë me grupet terroriste, me grushtete dhe e kontrollonin paproblem, por tani humbën këtë luks dhe filluan sulmet me embargo mbi armë, me sanksione ekonomike dhe sot e godasin ‘Lirën’ turke!

Dhe në fund të kujtojmë fjalët e Liderit turk Nexhmeddin Erbakan:

”A mendoni se ata do të sulmojnë Turqinë me tanke, armë dhe avionë? Asnjë vend nuk do të guxonte ta bënte këtë. Do të mundohen ta heqin qafe duke e akuzuar për terrorizëm dhe nuk do ia dalin dot dhe hapi i tyre i radhës do të jenë sulmet ekonomike”! Ja pra, realisht kjo ndodh me Turqinë e RE sot!!!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne