NJOFTIM PËR INSTITUCIONET PUBLIKE TË KOSOVËS

Av. Faik MIFTARI

Me datë 30 nëntor 2021 qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendim nr. 02/46 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.
Ky vendim i qeverisë së Republikës së Kosovës jo vetëm që është kundërkushtetues, kundërligjor por edhe kontradiktor me vetveten.
Në dispozitivin e vendimit në nenin 2.1,2.2 dhe 2.3 qeveria e Republikës së Kosovës nga njëra anë i detyron qytetarët e Kosovës që të “vaksinohen për të pasur qasje për të hyrë në Kosovë, për të hyrë në ambientet e punës në institucionet përkatëse publike, në hapësirat e mbyllura, etj”. Ndërsa në arsyetimin e vendimit në anën e tjetër në faqen e fundit të vendimit thekson:”masat e ndërrmara përmes këtij vendimi nuk përcaktojnë në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar me COVID-19, ose personi është shëruar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm”. Dispozitivi është në kundërshtim me arsyetimin, ashtu që vendimi është kontradiktor, i paqartë dhe i pakuptueshëm dhe se me këtë vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës mund të kuptohet se vaksinimi është edhe i detyrueshëm edhe jo i detyrueshëm, dhe mbetet institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës të vendosin se si do të pranojnë dhe perceptojnë këtë vendim kontradiktor të qeverisë.
Vendimi Nr. 02/46 , datë 30.11.2021 i qeverisë së Republikës së Kosovës është akt nënligjor, i cili është mbi dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi në Republikën e Kosovës me sa vijon:

KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 3 Barazia para ligjit
Neni 23 Dinjiteti i njeriut
Neni 24 Mbrojtja e barabartë ligjore
Neni 25 E drejta për jetën
Neni 26 E drejta e integritetit personal
Neni 47 E drejta për arsim
Neni 49 E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit
Neni 56 Shmangia nga drejtat dhe liritë themelore

Ligji Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës

Neni 17 par. 4 Vaksinimi kundër COVID-19 nuk është i detyrueshëm

Ligji Nr. 04/L-125 Për Shëndetësi

Neni 89 par. 4 Respektimi i dinjitetit të njeriut
Ligji Nr. 2004/38 Për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve për kujdesin shëndetësor
Neni 6 E drejta e dinjitetit njerëzor
Neni 20 par. 1 E drejta e konfidencialitetit të të dhënave shëndetësore

Ligji Nr. 05/L -021 Për mbrojtjen nga diskriminimi

Neni 3 E drejta e mos diskriminimit nga cilado bazë

Ligji i Punës, Nr. 03/L-212

Neni 5 E drejta për mos diskriminim në punë

Karta e drejtave të pacientit

Neni 6 E drejta për privatësi dhe konfidencialitet

Marrëveshja e përgjithshme kolektive e punës

Neni 11 Përmbajtja e kontratës së punës

Kontrata kolektive e arsimit
Neni 8 Kriteret e punësimit
Kontrata kolektive sektoriale e shëndetësisë
Neni 6 Përmbajtja e kontratës së punës
Duke marrë parasysh Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe aktet nënligjore shihet qartë se vaksinimi nuk mund të jetë i detyruar, dhe si i tillë të jetë i kushtëzuar me vendime për të mos lejuar qasjen e qytetarëve në vendet e punës, në hapësira të mbyllura, në qendra tregtare, sportive, kulturore, fetare, etj.
Aq më shumë nga normativi ligjor dhe nënligjor i lartcekur duket qartë se nga qytetari i Kosovës nuk mund të kërkohet kartela të vaksinimit, testet e ndryshme, të dhëna për statusin e tij shëndetësor, pasi që kjo hynë në domenin e privatësisë dhe konfidencialitetit, ashtu që qytetari i Kosovës nuk është i detyruar të tregojë të dhënat e t’ia shëndetësore dhe gjendjen e tij shëndetësore personave të caktuar zyrtar, apo që këto të dhëna eventualisht të kontrollohen apo të përpunohen, pasi që me këto veprime shkelet e drejta e privatësisë së qytetarit.
Vendimi i qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, është në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare me të cilin bën diskriminimin e qytetarëve në baza të statusit të tyre shëndetësor, me të cilin shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç janë ndalimi lëvizjes së lirë të qytetarëve, ndalimin e hyrjes në vendet e punë, ndalim hyrje në objektet e mbyllura tregtare, kulturore, sportive, fetare, etj.

05.12.2021

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne