Eurobondi/ Bozdo: Rama rriti borxhin publik me 400 milionë euro të reja

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo reagon pas postimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me Eurobondin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehet se, Eurobondi në fjalë tregon se qeveria ka rritur borxhin e shqiptarëve me 400 milionë euro të reja.

Kjo historia e Eurobondit të suksesshëm më kujton barsaletën me Bedriun, i cili dilte nga ndërrmarja çdo ditë me një karrocë ngarkuar me kashtë.

Roja që dyshonte, e kontrollonte vazhdimisht mos kishte fshehur diçka në kashtë, por nuk gjente asgjë. Në fakt Bedriu vidhte çdo ditë nga një karrocë.

Rama, njësoj si Bedriu, mburret me interesat e Eurobondit, (që në fakt janë në mesataren e rajonit). Interesat janë “kashta”, se në të vërtetë Rama rriti borxhin publik me 400 milionë euro të reja!“, shkruan Bozdo në reagimin e tij./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne