Rajoni

Evropa hua Serbisë 200 milionë euro për shërbime shëndetësore

Bordi Administrativ i Bankës për Zhvillim i Këshillit të Evropës gjatë ditës së djeshme ka aprovuar kërkesën e Serbisë për të marrë hua 200 milionë euro që të përmirësoje shërbimet shëndetësore në vend.

Në deklaratën e lëshuar nga Bordi thuhet se këto para do të shkojnë në infrastrukturën e bordit dhe për përmirsimin e shërbimeve publike të shëndetit në 20 qytete të Serbisë.

 

 

Ky projekt synon që të përmirësoj shërbimet për 1.3 milion pacientë në spitale.

Përveç Serbisë, Bordi Administrativë ka dhënë hua mbi 1 miliard euro për shërbime shëndetësorë për këto shtete Republikën Çekisë, Finlandën, Gjeorgjinë, Gjermanin, Italinë,Poloninë, Rumaninë, Slloveninë dhe Spanjën.

OPINIONE