Parlamentarët evropianë kanë përgatitur një projektligj në të cilën kanë shprehur tronditjen e tyre për vëllimin e armëve me origjinë evropiane të cilat gjenden në duart e organizatave në Irak dhe Siri, siq është ISIS-i, si dhe kërkuan fillimin e hetimit.
Projektligji për eksportin e armëve u miratua nga komiteti i punëve të jashtme të Parlamentit Evropian. Projektligji do të diskutohet në seancën plenare në Strasburg.
Një nga nenet e projektligjit u tha se: “Parlamenti Evropian është në shok nga vëllimi i armëve të Bashkimit Evropian të dhëna në duart e ISIS-it në Siri dhe Irak.”
Projektligji gjithashtu përfshin një propozim për të filluar një hetim në lidhje me këtë çështje.
Burimi : Sputnik News/ ML