Evropa nuk ka ligj për mbrojtjen e myslimanëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tërhoqi vëmendjen në rritjen e islamofobisë dhe racizmit në Evropë.

Ministri Çavusoglu u takua me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe të botës së biznesit në qytetin Eskisehir.

Në fjalën e mbajtur këtu shefi i diplomacisë turke tha se në Evropë nuk ka ndonjë ligj që mbron myslimanët.

“Kur shikojmë në Evropë sot shohim rritje të racizmit, intolerancë fetare dhe armiqësi kundër të gjithëve që nuk janë prej tyre, shohim islamofobinë, antisemitizmin”, bëri të ditur Çavusoglu.

Duke theksuar se antisemitizmi, pra urrejtja ndaj hebrenjve në Evropë është më e lartë se islamofobia, ministri Çavusoglu tha: “Pasi që ligjet për antisemitizëm janë shumë të ashpra askush nuk e sjellë këtë gjë në rend të ditës, përfshirë edhe politikanët, por nuk ka asnjë ligj që mbron myslimanët. Prandaj edhe e shfaqin lirshëm islamofobinë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne