Zari Salianji: Qeveria po ndërhyn dhe në zgjedhjen e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar

Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, post për të cilin garojnë 6 kandidatë. Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur se qeveria po ndërhyn edhe në këto zgjedhje me të njëjtat mënyra si të ishin zgjedhje parlamentare.

“Shqipëria po vlon nga padrejtësia dhe kauza e zgjedhjeve të lira është kulmimi i saj, por qeveria që e ka ves nuk rri dot pa prishur zgjedhjet kudo të jenë!
Ditën e nesërme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon zgjedhjet, por qeveria duket qartasi që po ndërhyn, po njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare! Populli thotë vesi del me shpirtin!”, shprehet Salianji.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne