Ezani i parë në xhaminë më të madhe të Turqisë më 7 mars

Në xhaminë e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij modern në të cilën në të njëjtën kohë do të mund të kryejnë adhurim 63.000 persona, ezani i parë do të thirret më 7 mars.

Ezani i parë në Xhaminë më të madhe në Turqi, Xhamia Çamlıca, gur themeli i së cilës u hedh para 6 vitesh, do të thirret më 7 mars, me rastin e Natës së madhe Regaip, raporton Anadolu Agency.

Në xhaminë e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij modern në të cilën në të njëjtën kohë do të mund të kryejnë adhurim 63.000 persona, ezani i parë do të thirret më 7 mars.

Kryetari i shoqatës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive dhe shërbimeve kulturore në Stamboll, Ergin Külünk, në deklaratën për AA tha se me namazin e mëngjesit të ditës së enjte 7 mars, në xhami do të fillojë të thirret ezani dhe sala.

Përveç xhamisë në këtë kompleks do të bëjnë pjesë edhe muze, galeri artesh, librari, sallon konferencash, punëtori artesh dhe zonë parkimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne