Facebook, Instagram, Twitter GYLE GYLE – Së shpejti Turqia do të krijojë Media Sociale

Ercan theksoi se krijimi i shërbimeve të mesazheve të çastit, platformave të mediave sociale dhe agjencive të medias dixhitale do të tërheqin valutën e huaj në vend

Sipas kreut të Shoqatës Ndërkombëtare të Medias Sociale të Turqisë (USMED), Said Ercan, vendi i tij mund ta kthejë bojkotin e reklamave të tregut të SHBA-ve në një mundësi për të krijuar media sociale dhe shërbime dixhitale të zhvilluara brenda vendit, raporton Anadolu Ageny (AA).

“Turqia ka një fushë të ndikimit ku jetojnë një miliardë njerëz, duke përfshirë Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Republikat Turke (të Azisë Qendrore)”, tha Ercan për AA.

Kreu i USMED-it theksoi se krijimi i shërbimeve të mesazheve të çastit, platformave të mediave sociale dhe agjencive të medias dixhitale do të tërheqin valutën e huaj në vend.

“Kompanitë turke bëjnë pagesa për platformat e mediave sociale të bazuara në SHBA për reklamimin dixhital. Eksportet e Turqisë në SHBA vitin e kaluar arritën në 8.7 miliardë dollarë, por ia gjysmën e vlerës së eksporteve tona ua kthyem kompanive amerikane”, theksoi Ercan.

Ai po ashtu tha se brenda pesë vjetësh buxhetet reklamuese të medias sociale të kompanive turke do të arrijnë rreth 50 miliardë dollarë, duke krijuar një potencial për mediat lokale shoqërore dhe agjencitë e reklamave dixhitale.

Ercan tha se agjencitë ndërkombëtare të reklamave dixhitale, platformat e medias sociale, motorët e kërkimit dhe shërbimet e mesazheve të çastit si Instagram, Facebook, Twitter dhe Google nuk paguajnë taksa në Turqi.

“Specialistët e teknologjisë së reklamave dixhitale dhe të teknologjisë së informacionit mund të ftohen në Turqi për të ndërtuar një platformë të madhe”, shtoi ai, duke theksuar më tej se, “Reklamat janë vendosur nga kompanitë turke që synojnë popullin turk, por dikush tjetër fiton para. Kjo duhet të ndryshohet”.

Fushata e mbështetur

Fushata “Jo reklamë në SHBA” u nis këtë javë në platformat e mediave sociale pas sanksioneve të SHBA-ve ndaj Turqisë duke dyfishuar tarifat për importin e çelikut dhe aluminit.

Të dy vendet po përballen me marrëdhënie të ashpra pas vendosjes së sanksionit të Washingtonit ndaj dy ministrave të qeverisë turke për mos lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Fushata #NoAdsinUS (#ABDyeReklamVerme) po mbështetet nga kompani të mëdha turke, si kompania ajrore Turkish Airlines dhe gjiganti i telekomunikacionit Turk Telekom.

Shefi ekzekutiv i Turk Telekom, Paul Doany, për përpjekjen tha se “secili duhet të bëjë pjesën e vet për të luftuar sanksionet ekonomike ndaj Turqisë”.

Mbi 50 milionë turq përdorues të mediave sociale

Sipas hulumtimit nga Hootsuite dhe We Are Social, që nga ky janar, më shumë se gjysma e popullsisë prej 7 miliardë në botë kanë akses në internet, 3.2 miliardë njerëz përdorin mediat sociale dhe ka 5.1 miliardë telefona celularë.

Turqit mesatarisht përdorin internetin mbi shtatë orë në ditë, ndërsa shpenzojnë gati tre orë në platformat e mediave sociale. Kjo shifër rendit Turqinë në vendin e 13-të në mbarë botën në aspektin e përdorimit të mediave sociale.

Në Turqi, 54 milionë njerëz kanë qasje në internet dhe 51 milionë llogari të mediave sociale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne