Facespuku! Gjigandi i mediave sociale bëhët krahu i inteligjences amerikane

Facebooku, platforma më e madhe e mediave sociale, thuhet se kërkon të punësojë qindra punëtorë me licenca sigurie amerikane.

Me sa duket, qëllimi është që të heqë “lajmet e rreme” dhe “ndërhyrjet e huaja” në zgjedhje.

Nëse ky plan, i raportuar nga Bloomberg, tingëllon i keq, kjo është sepse i tillë është. Kjo do të thotë që njerëzit që ndajnë të njëjtin botëkuptim si agjencitë e inteligjencës amerikane, agjencitë që formulojnë informacion të klasifikuar, do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në atë që miliona konsumatorë në Facebook lejohen të kenë qasje.

Censurimi i plotë i internetit nga qeveria amerikane është aq afër sa nuk mund të imagjinohet dhe kjo e gjitha në një rrjetet e pavarura të komunikimit botëror. Vendi juaj i dashurisë “ku miqtë takohen”.

Mirë se vini në Facespuk!

Siç raporton Bloomberg: “Punëtorët me liçensa të tilla [sigurie kombëtare] mund të kenë akses në informacionin e klasifikuar nga qeveria amerikane. Facebook planifikon të përdorë këta njerëz me aftësitë e tyre për të marrë informacion qeveritar rreth kërcënimeve të mundshme – në përpjekjen e kompanisë për të kërkuar më shumë mënyra proaktive për fushatat e dyshimta të mediave sociale përpara zgjedhjeve.

Një zëdhënës i Facebook nuk pranoi të komentojë, por raporti duket i besueshëm, veçanërisht duke pasur parasysh kontekstin e histerisë anti-ruse.

Gjatë vitit të kaluar, që nga zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, diskutimi politik është dominuar nga ceshtjet qe lidhen me Rusinë – se si hakerët e kontrolluar nga Kremlini dhe mediat e ndryshme ndërhynë në zgjedhje. Zemërimi i medias në SHBA është i krahasueshëm me paranojën e firkshme ndaj të kuqes në vitet 50 gjatë Luftës së Ftohtë.

Facebook dhe kompanitë e tjera amerikane të internetit janë tërhequr përpara komisioneve të kongresit për të deklaruar atë që ata dinë për “fushatat e ndikimit rus.” Shefat ekzekutivë të Facebook, Google dhe Twitter, do të merren në pyetje përsëri muajin e ardhshëm nga panelet e njëjta.

Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv 33-vjeçar i Facebook, fillimisht kundërshtoi pretendimet se kompania e tij kishte ndihmuar padashur ndërhyrjen ruse ndaj SHBA në nëntor. Por pas muajsh akuzash të pandalshme nga politikanët dhe mediat e shquara të lajmeve që shpifnin kunder Rusisë, Zuckerberg dhe gjigandët e tjerë të mediave sociale u kapën keq.

Ndikuar, ndoshta edhe pa dashje, nga informacioni i inteligjencës amerikane rreth ndërhyrjes ruse, Facebook, Google dhe Twitter tani po thonë se kanë zbuluar postime dhe reklama “të lidhura me qeverinë ruse”. Veçanërisht, burimet që kundërshtojnë “reklamat ofenduese” janë agjencitë e inteligjencës dhe anëtarët e Kongresit të cilët janë luftë nxitës në cështjen me Rusisë.

Një pikë e dobët që duket në këtë ngjarje është se reklamat e dyshuara si “ruse” përfshinin një shpenzim prej 100,000 dollarësh në Facebook. Twitter identifikoi “reklama të lidhura me Rusinë” në vlerën 274,000 dollarë. Disa nga informacionet që promovohen duken krejtësisht të parrezikshme, të tilla si dashamirësit e kafshëve që ndajnë fotografi të bukura kafshësh shtëpiake.
Nuk është shumë e qartë se si këto reklama të lidhura me agjencitë shtetërore të Rusisë pretendohet se po përpiqen të përmbysin zgjedhjet e SHBA. Moska i ka hedhur poshtë akuzat.

Pjesa më e madhe e saj supozohet dhe merret me vlerë nominale të pretendimeve të bëra nga inteligjenca amerikane dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë dhe medialë. Por ajo që është e qartë – megjithëse e anashkaluar në shumë mbulime të mediave amerikane – është paqartësia se si qeveria ruse ka synuar të shtrembërojë zgjedhjet presidenciale amerikane me disa qindra mijëra dollarë.

Vetëm Facebook fiton miliarda dollarë nga reklamat. Reklamat e pretenduara ruse paraqesin një pikë në kovë. Shpenzimet dhe ndikimi i supozuar në opinionin publik është gjithashtu i papërfillshëm në krahasim me miliarda dollarë që korporatat amerikane kanë dhuruar në fushatat zgjedhore të Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Alfabeti (kompania mëmë e Google) dhe Facebook janë ndër 50 donatorët më të mëdhenj të korporatave amerikane në lobimin e qeverisë federale dhe Kongresit. Vitin e kaluar, 50 korporatat kryesore thuhet se shpenzuan mbi 700 milionë dollarë, nga të cilat Alfabeti dhe Facebook kontribuan nga 15 milionë dollarë dhe 8.7 milionë dollarë respektivisht. Këto shpenzime synojnë shprehimisht të ndikojnë në politikat dhe legjislacionin. Pra, çfarë mund të thuhet mbi atë se si Rusia të mund të lëkundë zgjedhjet presidenciale me një pjesë të muskujve financiarë?

Pavarësisht fokusit irracional në ndërhyrjen ruse, kompanitë e internetit si Facebook janë bërë pjesëmarrës të gatshëm në përpjekjet zyrtare për të shtypur këtë “armik iluzionar të demokracisë”.

Për më tepër, është mbikëqyrja e plotë mbi mënyrën se si mjedisi i medias amerikane gjithnjë e më shumë dominohet dhe kontrollohet nga interesat e fuqishme të korporatave.
Ndërsa mediat kryesore dhe politikanët shqetësohen për ndikimin e supozuar rus mbi qytetarët amerikanë, ka një mungesë absurde në debatin publik mbi fuqinë joproporcionale të vetëm gjashtë konglomerateve të medias amerikane që mbizotërojnë të gjitha shërbimet kryesore amerikane të lajmeve.

Mediat sociale dhe kompanitë e internetit i konkurrojnë kanalet tradicionale të lajmeve. Në një artikull të kohëve të fundit, kolumnisti i teknologjisë në New York Times, Farhad Manjoo shkroi për “pesë të frikshmit” – ​​Amazon, Apple, Facebook, Microsoft dhe alfabetin (Google). Ai tha “Pesë shqetësimet e ngritjes së kontrollit të përgjithshëm social.”

Këta gjigandë të mediave në pronësi të SHBA influencojnë shkurtime në të gjithë sektorët kulturorë, që nga lajmet, librat, filmat dhe argëtimet e tjera. Në fakt, këto kompani i shtyjne dhe i kthejnë qytetarët në konsumatorë pasi ata duan të maksimizojnë fitimet e tyre.

Planet e raportuara të Facebook për të punësuar njerëz të autorizuar të qeverisë amerikane që mund të përdorin kontaktet e tyre të zbulimit dhe paragjykimet për të kontrolluar se çfarë miliona njerëz të zakonshëm do të lexojnë, shikojnë ose dëgjojnë është një tjetër manifestim i domethënies më të madhe në një matricë të korporatës.

Nën maskën e papërshtatshme të “mbrojtjes” nga “lajmi i rremë” dhe “ndërhyrja e huaj në zgjedhje”, Facebook po shndërrohet në një censurë qeveritare.

Ky trend shqetësues është përshpejtuar shumë gjatë vitit të kaluar. Larg nga Rusia ose nga disa mashtrues të huaj, ngatërrues të lirisë të informimit dhe të fjalës së lirë – supozuar si themel demokracie – gjithnjë e më shumë janë kompanitë amerikane që janë pengesa shumë reale.

Robert Bridge, një bashkëpunëtor i Op-Edge, tha se Facebook duket se po i bllokon me qëllim linket që përhapin ngjarje të veçanta të transmetuara.

Bridge pajtohet me përvojën e shumë njerëzve të tjerë të zakonshëm anembanë botës, të cilët gjithashtu kanë vënë re se si kompanitë e internetit në Shtetet e Bashkuara kanë frenuar ndjeshëm lirinë e kërkimit që më parë ishte në internet.

“Është vërtet e pabesueshme se si Google dhe YouTube kanë filluar me zell të manipulojnë algoritmet e tyre dhe censurojnë lajmet”, thotë Bridge. “Kërkova një histori kohët e fundit, dhe ishte shumë e vështirë të nxirrja ndonjë informacion të ngjashëm që nuk ishte kritik ndaj Putinit apo Rusisë”.

Një gjetje e ngjashme u raportua nga faqja socialiste botërore (WSWS), e cila bëri një studim në atë se si trafiku i kërkimit në atë faqe dhe revista online të tjera majtiste, kundër luftës, kanë rënë nga mbi 50 për qind që kur Google njoftoi për motorët e rinj të kërkimit për të kufizuar “lajmin e rremë” në muajin prill.

Facebook dhe kompanitë e tjera të internetit në SHBA janë duke u drejtuar përdoruesve në atë që ata e quajnë organizata të lajmeve “autoritative”, të cilat në përgjithësi janë subjekte të kontrolluara nga korporatat, të përafruara me interesat e qeverisë. Ironikisht, këto zyra lajmesh kanë përfshirë disa nga lajmet më të mëdha, siç janë armët jo-ekzistuese të shkatërrimit në masë në Irak, të cilat filluan një luftë dhjetëvjeçare të Amerikës duke shaktuar mbi një milion viktima irakianë.

“Nderhyrja ruse” është një tjetër tregim i fabrikuar i cili përdoret për të shtypur burimet kritike alternative.

Paradoksi i tmerrshëm është se burimet alternative të vërteta të lajmeve tani janë në rrezik censurimi nga kompanitë e internetit që punojnë bashkerisht me inteligjencën e qeverisë amerikane.

Finian Cunningham (i lindur më 1963) ka shkruar gjerësisht për çështjet ndërkombëtare, me artikuj të botuar në disa gjuhë. Me origjine nga Belfasti, Irlandë, ai u diplomua në kiminë bujqësore dhe punoi si redaktor shkencor për shoqërinë mbretërore të kimisë, Cambridge, Angli, përpara se të ndiqte një karrierë si gazetar. Për më shumë se 20 vjet ka punuar si redaktor dhe shkrimtar në organizatat e mëdha mediatike, duke përfshirë The Mirror, Irish Times dhe Independent. Tani është gazetar i pavarur në Afrikën Lindore, artikujt e tij shfaqen në RT, Sputnik, Strategic Culture Foundation dhe Press TV./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne