Fallxhori kosovar “Burdushi” përballet me akuza të prokurorisë për mashtrime me të sëmurë

Prokuroria e Kosoves ka ngritur aktakuzë ndaj fallxhorit kosovar Hysni Peqani, i njohur si “Burdushi”.

Fallxhor “Burdushi” sipas aktakuzës, ka mashtruar një person që vuante nga depresioni, me pretendimin se do ta shëronte nëse kjo i kompensohej në shumën 2 mijë euro. Familjarët e personit që vuante nga depresioni sipas prokurorisë kanë paguar këtë shumë të parave por pas kalimit të një periudhe kohore pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi.

Insajderi ka raportuar për aktakuzën, duke e publikuar lajmin në Faceobok, ndërsa pak minuta pas publikimit të lajmit, fallxhor “Burdushi” ka reaguar me ‘haha’.

Fallxhori Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”, mund të dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet, nese vërtetohet se ka kryer veprën penale – mashtrim, për të cilën është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne