“Shullazi”, ambasadorja gjermane: Askush nuk qëndron mbi ligjin

Në lidhje me vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e Emiljano Shullazit reagoi edhe ambasada gjermane në Tiranë.

Ambasadorja Susanne Schütz shprehet vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda tregojnë që askush nuk qëndron mbi ligjin.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë.

Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.

Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës.

Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Tiranë.

Ditën e djeshme gjykata për Krimet e Rënda dha 56 vite burg për bandën Shullazi, ndërsa 14 vite për kokën e grupit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne