Protestanti Veliaj bën prapakthehu: nuk i quajta protestuesit “shpellarë”

Erion Veliaj bën prapakthehu. Një ditë pas protestës te “Unaza e re” ku banorët shpërthyen në zemërim ndaj etiketimit si “shpellarë”, kryebashkiaku i Tiranës mundohet të “shuajë zjarrin”.

“Sqarim: – Shpellarë quajta deputetët e Saliut që i sulen barbarisht zonjave police të bashkisë! S’i quaj dot deputetë këta prehistorikë. Saliu i vrau me plumba në mish ne bulevard, le më t’i lejonte te dera. Shpronesimet 100% edhe pse shumica lloto, lavazhe e 8 kate pa leje”, – është shprehur Veliaj në një postim në Twitter.

Por, të hënën Veliaj shprehej ndryshe pasi në një dalje para mediave nuk e bëri këtë diferencim duke i quajtur “shpellarë” të gjithë ata që kundërshtojnë projektin.

“Fatmirësisht shumica e qytetarëve do që unaza të bëhet. Mjafton të pyesni qytetarët që janë sot te Bulevardi i Ri dhe të shikoni çfarë mrekullie ka dalë bulevardi i ri për qytetin dhe si po zhvillohet Tirana aty. Ishte po e njëjta parti me këtë stilin shpellar, dhuno, prish, blloko, jo po s’duam, jo po mos e prek. Ja ku është sot bulevardi” – ishte reagimi i Veliajt.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne