Prokuroria e Durrësit ka çuar në gjyq 5 persona, mes tyre edhe ish drejtorin e ASHK Kavajë, juristin dhe inxhinierin. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.
Sipas një njoftimi zyrtar, në përfundim të hetimit të procedimit penal , u ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e ASHK-së Kavajë, hartografi që ka përpiluar hartën dhe regjistruesi i ASHK-së Kavajë, i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vertetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T., për pasurinë më datë 23.05.2016, duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime.
Njoftimi nga Prokuroria
Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.483 të filluar në datën 21.10.2021, u ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e ASHK-së Kavajë, hartografi që ka përpiluar hartën Ing. D. K. dhe regjistruesi i ASHK-së Kavajë S.C., i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vertetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T., për pasurinë më datë 23.05.2016, duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime.
Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi S.C. me detyrë ish-regjistrues në ASHK, Kavajë, ka konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës’ parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Ky shtetas me detyrën e kryeregjistruesit ka regjistruar pronën duke shkelur Ligjin nr.33/2021 (ndryshuar me ligjin nr 9/2016, datë 11.02.2016 “Për regjistrimin e pasurive të palujtshme” neni 20, pika “C” neni 25 “Menyra e regjistrimit fillestar pika “b”neni 29, pika “1’, Rregulloren nr. 184/1999, “Menyra e rrregjistrimit fillestar”, Ligjin nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të perfituesve”, neni 3, “Kriteret për pajisjen me aktin marrjes së tokës në pronësi”.















