Familja e Gjomarkajve distancohet nga provokatori Leon Molla

Ne nje postim ne Facebook, Artan Lleshi, nipi i Preng Lleshit te Gjomarkajve te Mirdites dhe pronari i tokave ku eshte ndertuar Hidrocentrali i Qafe Molles eshte distancuar nga Leon Molla dhe aksioni i dhunshem i Qafe Molles. Sipas Artan Lleshit aksioni i ekstremisteve te nxitur nga Leon Molla ishte nje aksion i bere nga vegla te ish-sigurimit me qellim destabilizimin e harmonise fetare ne Shqiperi dhe “Krijimin e Martireve imagjinare nga vete sigurimi i shtetit duke perdorur gazetare ne miniature”. Aludimi i Artan Lleshit te deres se Gjomarkajve mbi gazetaret ne miniature qe perdoren nga sigurimi i shtetit eshte mbi Leon Mollen i cili po e vetepershkruan veten si heroin e ri te Mirdites. Nderhyrja e deres se Gjomarkajve, te cilet jane edhe pronare te tokave te hidrocentralit, ne kete debat tregon edhe njehere mbi hierarkine fisnore te Mirdites. Dera e kapedaneve mirditore nuk pranojne qe njerez te panjohur dhe nga rangje te uleta te marrin bajrakun e Mirdites per qellime aventuriere dhe personale. Me poshte eshte prononcimi i Artan Lleshit:

Vendosja e flamurit turk tek HEC ne Qafmolle eshte nje oper e ish sigurimit te shtetit me qellim;
1.Destabilizimin e harmonise fetare.
2.Krijimin e Martireve imagjinare nga vete sigurimi i shtetit duke perdorur gazetare ne miniature.
3.Viktimizimin e njerezve te pa implikuar me politiken.
4.Postatjen e aktoreve rrjedhes se familjeve prej te cilave rrjedhin trasheguesit ligjor te prones.
4.Akreditimin e spiuneve te sigurimit te shtetit si heronj ne kete akt dhe mbushjen e burgjeve me njerez te pafajshem per te mbuluar gjurmet.
5.Mbulimin e vjedhjes se prones.
Per kaq argumentoj se “atdhetaret” ishin edhe asokohe kur duhej protestuar para bashkise per moslejimin e koncesionit te pakten pa ezauruar te drejten e prones private.Per kaq e me teper ndalem e shkruaj:
Vllazeria fetare eshte nje vlere me te cilen nuk.mund te luhet sepse kete vlere e kane firmosur te paret tane.
Kultura mirditore eshte vlere e provuar edhe nga qeverite e Vienes e me gjate sidomos ne kohen e Preng Pashes e ne kohen e Qeverise se Mirdites e me kete vlere nuk mund te luhet.
Prona eshte vlere dhe atij qe i perket sipas provave i detyrohet shteti spjegim dhe jo fb-shkruesit.etj etj dhe per kaq ve ne dijeni se ka edhe kallzim penal nga ana ime qe lidhet me te drejten e prones e te tjera te drejta.
Por them.Ne rast se duam te promovojme nje Mirdite duhet ta promovojme permes njerezve te shquar te saj e jo permes disa karkaleceve te sigurimit qe vec kuptimin i humbin vlerave tona.Bashkohem me familjet e te ndaluarve dhe kerkoj lirimin e tyre imediat nen preteksin e se drejtes se qytetarit per tu grumbulluar ne te gjitha territoret ku nuk ka tabela te indikacionit te rrezikut per jeten dhe nuk paraqitet rrezik i formes per te cilin denohet shkaktari.Ne rast se ne ate territor shkruhet sigla e prones atehere justifikohem se ajo prone duhet ti ishte ofruar pronarit legjitim e jo nje firme turke.Gjithsei te ndalurit te Mirdites po perdoren nga kupola e sigurimit te shtetit per arsye te forta te strategjise se tyre ndaj arrestmet i quaj politike e jo te rastit.Ligji duhet te veproje duke kontrolluar te gjitha lejet ose abuzimet mbi basenin Ujor Mat-Mirdite e jo duke ndaluar vlleerit tane te thirrur nga nevoja per te mbrojtur traditen e Treves.
Ne cilesine e trasheguesit ligjor te prones: pyje mbi te cilen kunder ligjeve nderkombetare dhe kushtetutes (neneve 41 dhe 181) eshte ndertuar prona e nje kompanie private ose shteti te huaj pa zhdemtim dhe duke e shkaterruar kete prone: I bej thirrje Prokurorit te ceshtjes perkatese te pushoje ceshtjen e te arrestuarve mirditore dhe te nise ceshtjen e zaptimit te prones private nga firma rebele flamur-ngritese.
Gjithashtu u bej thirrje gazetareve ti permbahen etikes se vllazerise dhe te cmojne kontributin e cilitdo mirditor ne sherbim te tradites por te mos lakojne pronen private ne citim vetem se ne parim pasi ajo prone eshte e dikujt identiteti i te cilit do te behet i ditur nga organet e drejtesise e jo nga opinionet e vogelushve te sigurimit te shtetit ne permiresim rracor e siper.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne