Familja e Haradinajt ka qenë e privilegjuar nga Beogradi, kryeministri ka familjarë të varrosur në Beograd

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për prejardhjen e emirit të tij. Ai ka thënë se emrin Ramush e ka të trashëguar.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing” se emrin Ramush e ka pasur një djalë i axhës së tij.

“Ai ka qenë djalë i axhës. Ka vdekur në vitet e 50’ta. Unë e kam emrin e tij. Pra në familjen tonë ka qenë më herët një Ramush. Tash këtë emër e kam unë. Ai ka vdekur në moshën 30 vjeçare”

“Ramushi ka qenë partizan. Është i varrosur në Beograd”.

Haradinaj ka thënë se në luftë i thonin se do të vritet i ri.

“ Edhe mua në luftë me thonin se do të vdes i ri, pasi e kisha ta trashëguar këtë emër”./botasot/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne