Familja mbeti pa shtëpi nga tërmeti, në këto ditë të ftohta i jepet vetëm një çadër ushtrie

Shtabi i emergjencave civile ka marrë masa për të sistemuar një prej familjeve të prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë në Kuç të Vlorës. Kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve dhe temperaturave të ulëta.

Familjes i është dhënë vetëm një çadër ushtrie ku do të qëndrojë provizorisht deri në përfundim të procesit të evidentimit të dëmit.

Prefekti Flamur Mamaj ka thënë se situata po monitorohet hap pas hapi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne