Fuat Oktay pjesëmarrës në ceremoninë e betimit të Nicolas Maduro

Ndihmëspresidenti, Fuat Oktaj (Oktay) ndodhet në Venezuelë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të këtij vendi, Nikolas Maduro (Nicolas Maduro).

“Ne do të kemi mundësinë që me rastin e ceremonisë së betimit të Zt. Maduro ti rishikojmë edhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe Venezuelës”, bëri të ditur Ndihmëspresidenti Fuat Oktaj.

Me të arritur në kryeqytetin Karakas të Venezuelës, Oktay u prit në aeroportin “Simon Bolivar” nga ministri i Punëve të Jashtme, Horge Arreza (Jorge Arreza) dhe ministri i Planifikimit, Rikardo Menendez (Ricardo Menendez.

Në deklaratën e bërë në aeroport, Oktaj shprehu kënaqësinë nga progresi i madh që u shënua kohëve të fundit në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Duke vënë në dukje se takimet midis delegacioneve të realizuara gjatë vizitës së fundit të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Venezuelë, bënë që marrëdhëniet mes dy vendeve të avancohen edhe më shumë, Ndihmëspresidenti Oktaj tha se në Karakas ndodhet për të rishqyrtuar edhe njëherë këto punime dhe posaçërisht për ta përfaqësuar Turqinë dhe Presidentin Erdoan në ceremoninë e betimit të Maduros.

Ai shtoi se rizgjedhja e Maduros me votat demokratike të popullit është lajmëtar i ditëve të mira edhe për Venezuelën edhe për popullin e këtij vendi, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Popullit të Venezuelës u përcjell përshëndetjet e Presidentit Erdoan. Do të kemi rastin që me rastin e ceremonisë së betimit të Zt. Maduro ti rishikojmë edhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe Venezuelës”.

Ndërkohë Ndihmëspresidenti, Fuat Oktaj në hotelin ku qëndron në Karakas, u takua me Presidentin e Bolivisë, Huan Evo Morales Ajma (Juan Evo Morales Ayma).

Në këtë takim, ku u tha se me hapjen e ambasadës së Turqisë në Bolivi vitin e kaluar u shënua një përparim i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, palët u dakorduan që gjatë gjysmës së parë të këtij viti në Turqi të hapet edhe ambasada e Bolivisë.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u arrit në konsensus që brenda një kohe të shkurtë të mbahet edhe mbledhja e Komisionit të Përzier Ekonomik Turqi-Bolivi, organizimi i së cilës po planifikohet për një kohë të gjatë, ndërsa u vu theksi në rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit në shumë sektorë me në krye atë të industrisë së mbrojtjes.

Presidenti Morales bëri të ditur se japin mbështetjen e plotë Turqisë në luftën e saj kundër organizatës terroriste gyleniste FETO./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne