“Fashist i vogël i Sali Berishës”/ Plas keq mes Lapajt dhe Braçes: Je përgjegjës po i ndodhi gjë familjes time!

Deputeti socialist Erion Braçe dhe kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj kanë shkëmbyer akuza teksa janë përfshirë në një përplasje në rrjetet sociale. Braçe e cilësoi Lapajn si “fashist i vogël i Sali Berishës”, teksa shfaqi një video të Lapajt, ku ky i fundit akuzonte Fatjon Lenën si një personazh të PS që është përfshirë në veprimtari antiligjore të votës së diasporës. Deputeti i PS theksoi se Lena nuk është dhe nuk ka qenë zv/ministër, ndërsa akuzoi Lapajn që të “ndalojë shantazhin e kërcënimin ndaj njerëzve që nuk i kanë borxh”. “Ne nuk jemi as Salihu e as ti-fashisti i vogël i tij. Tani dëgjo e mbaje vath në vesh: Ndale shantazhin e kërcënimin ndaj njerëzve që as i njeh e as të kanë borxh, veçanërisht ndaj njerëzve të Partisë Socialiste. Ndale, ndalu ti dhe erëkeqi yt me të cilin e me paratë e të cilit vjen rrotull ne Divjakë! Harroje ti dhe erëkeqi yt me vapor se paratë e ndyra të trafiqeve që ju rrethojnë do trembin qoftë dhe një socialist apo do blejnë qoftë dhe një qytetar apo bujk të Divjakës. Harroje”, shkruan ndër të tjera Braçe. Ndërkohë, Lapaj u përgjigj përmes një postimi në Facebook, duke thënë se Braçe ka dy ditë që e kërcënon personalisht sepse ai po përballet me “bandat e vjedhjes së votës”. Ai vijoi duke i bërë thirrje socialistit që të mos e kthejë në personale, duke shtuar se nuk e llogarit fare si personazh. “Erion Braçe, deputeti i Parlamentit ka 2 ditë që më kërcënon mua personalisht. Më kërcënon se po përballem me bandat e vjedhjes së votës dhe detyrimit te administratës për votat e diasporës. E di gjithë Shqipëria që ju si parti po kërcënoni krejt administratën për listat e votave në diasporë, o Erion! Mos merr flamurin e vjedhjes së votës; o Erion! Mos e kthe personale, o Erion! Po kërcënoni njerëzit në administratë, o Erion! Ka prova pafund o Erion! Unë ty nuk të kam llogari fare, o Erion! Kur guxon e bën me mua publikisht imagjino çfarë u bën pas kamerave punonjësve të shtetit, o Erion! Nga sot, sa kohë me pushtetin që ke më kërcënove publikisht unë dhe krejt familja ime të mbajmë ty përgjegjës për çdo milimetër dëm që më vjen, o Erion. Rri rehat! Merre qetë se nuk e ke shtetin personal. Mos përdor pushtetin politik për të më kërcënuar, o Erion! Ke rreth 25 vite deputet, o Erion! Unë jam nga ata që nuk bëj pas, o Erion! Mos e kthe personale! Mblidh zagarët që po kërcënojnë administratën”, shkroi Lapaj./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne