Fatmir Xhafaj rrëfen çfarë ndodhi gjatë fotos me Enver Hoxhën

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sqaruar akuzat që ka ngritur një shtetase shqiptare që jeton në Gjermani se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj gjatë kohës që punonte si hetues. Në studion e “Opinion” ai ka sqaruar se ka dy dokumente ligjore që vërtetojnë se akuzat e saj janë paguar nga persona të caktuar.

“Disponoj dy dokumente dhe të gjitha këto janë bërë të nxitura dhe të paguara nga këta persona dhe kjo e deklaruar para noterit gjerman. Nuk ka ndodhur kurë që unë të kem ushtruar dhunë, kurrë. Nuk kam shqyrtuar kurrë çështje politike. aty kam punuar vetëm 1 vit”.

Ai për herë të parë ka treguar edhe rrethanat që e çuan atë më shumë se 3 dekada më parë që të bënte një foto me ish-diktatorin Enver Hoxha me një buqetë me lule në dorë.

“Ishte një traditë deri në atë kohë që për “1 maj” vinte një delegacion nga Kosova. Por për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes shteteve, atë vit dërguan vetëm një buqetë me lule. Dhe unë së bashku me atë zonjën tjetër që është në foto na thanë që do prisnim këtë buqetë.

Pse më zgjodhën mua? Mendoj se për shkak të rezultateve se nuk kishte shkak tjetër. Isha një nga studentët e mirë. Më njoftuan një natë përpara që do të isha unë që do të çoja buqetën e luleve” –tha Xhafaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne