Shqiperia

Fatos Lubonja: Rama e Veliaj, banda e rrezikshme nga e cila duhet të çlirohemi

Gazetari dhe publicisti Fatos Lubonja i bëri thirrje qytetarëvë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe Veliajt, si shkaktarët jo vetëm të shembjes së Teatrit Kombëtar por dhe të rrënimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Duke folur nga protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Lubonja akuzoi Ramën e Veliajn si ‘një bandë të rrezikshme nga e cila duhet të çlirohemi’:

“E kam përjetuar shembjen e atij Teatri si shembjen e diçka brenda nesh, si shembjen e lirë dhe dinjitetit, ndaj dinjitetit tonë. Kjo është një goditje ndaj të ardhmes tonë. Këtu kemi një bandë kriminale shumë të rrezikshme dhe duhet të mendohemi thellësisht se si të çlirohemi nga ata. 

Duhet të kërkojmë sot dorëheqjen e Veliajt të parit dhe duhet ta kërkojmë sot dhe vazhdimisht, e të jetë i gatshëm për prokurorinë. Prokuroria është para fakte të shkatërrimit të pronës dhe këta duhet të japin llogari.  

E gjitha kjo duhet ta në çojë te Rama dhe gjithë mekanizmi që ai ka ngritur duke përdorur paratë e krimit për pushtet. Rama ka futur krimin në politikë dhe ekonomi dhe ka shkatërruar gjithë burimet intelektuale e mediatike. Ne kemi përpara një pushtet të rrezikshëm.”

/exit

OPINIONE