Fatos Lubonja: Shteti është i kapur nga ekonomia kriminale

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ka komentuar lidhjen e krimit me politikën dhe ekonominë kriminale që ekziston në vendin tonë.

Lubonja tha se në vendin tonë është zhvilluar një ekonomi kriminale dhe kjo ka sjellë kapjen e shtetit.

“Kur kemi kriminelë , duhet të kemi parasysh ekonominë e ndërtuar mbi korrupsionin, paligjshmërinë, grabitjen e pronave” u shpreh Lubonja.

Analisti tha se opozita shqiptare e kufizon kapjen e politikës nga krimi, vetëm te shtresa e fundit e kriminelëve, siç janë trafikantët. ” Trafiku është i vetmi burim i parasë. Opozita nuk i shkon thellë këtij problem, për të shpjeguar edhe alternativën”.

Lubonja u ndal edhe tek debatet e fundit lidhur me vendosjen e TVSH-së ndaj biznesit të vogël.

“Vendosja e TVSH-së, nuk është thjesht një lajthitje, por është një mënyrë për të grumbulluar para që mungojnë. Kjo është shenjë e krizës së sitemit. Po shtrëngohet rripi i qytetarëve, njëlloj si në kohën e Hoxhës. Ky është dështimi i sistemit që të çon në një situatë nga ku duhet të nxjerrësh “dhjam nga pleshti”. /TPZ.AL/ 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne