Fëmijë pa fëmijëri

Në çdo katër fëmijë në botë një është i privuar nga fëmijëria.

Kështu konkludohet ne raportin e fundit te publikuar nga “Save the Children”, pikërisht në 1 Qershor, në ditën e fëmijëve. Raporti përfshin një indeks global, sipas te cilit listohen vendet ku fëmijëria është më shume ose me pak e kërcënuar. E publikuar me qëllimin që të përkojë me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, raporti ” Fëmijëri të Grabitura ” saktëson se të paktën 700 milionë fëmijë në mbarë botën – dhe ndoshta qindra miliona më shumë – kanë pasur premtimin e një fëmijërie të përmbushur që është thyer para kohe. Faktorët që ndikojnë ne te shumtën e rasteve janë dhuna ekstreme dhe konflikti që shpesh i detyrojnë familjet të braktisin shtëpitë e tyre, martesat dhe shtatzënitë në moshë të hershme, puna e fëmijëve, shëndeti i dobët dhe pamundësia për të vijuar shkollimin e rregullt. Indeksi, i cili i rendit 172 shtete të botës, tregon se fëmijëria në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore është më e kërcënuara, me Nigerinë të renditur në pozitën më të ulët. Ndërsa vendet ku fëmijëria, premton nje faze me te shëndetshme jetësore, janë Norvegjia, Sllovenia, Finlanda, Holanda dhe Suedia – të gjitha , pjesë të Evropës. Save the Children, për të parën herë hulumtoi edhe të dhënat që raportojnë mbi vrasjen e fëmijëve në mbarë botën, prej nga del se çdo ditë vriten më shumë se 200 djem dhe vajza në mbarë botën./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne