Janë pese kërkesa që kanë shpalosur prej dy javësh fermerët të cilat janë konfirmuar edhe sot, madje janë kërkuar edhe pagesë prej 50 mijë lekësh për fermer në mënyrë që të arrijnë të mbjellin për sezonin pranveror.

Protesta është ndjekur nga afër ashtu si herët e tjera nga forcat e rendit të komisariatit Lushnjë dhe forcat ‘shqiponja’. Në fund fermerët kanë derdhur arkat me domate në shenjë simbolike dhe kanë shprehur indinjatën e tyre se nëse nuk dëgjohen dhe plotësohen kërkesat e tyre do të shkojnë drejt Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë për të protestuar atje./Balkanweb