Projektrezoluta për ndikimin e Rusisë, atasheu rus në Tiranë: Qesharake dhe jomiqësore

Anatoli Shkareda, atashe i Ambasadës ruse në Shqipëri, ishte i ftuar në studion e “Dita jonë”, ku i konsideroi qesharake komentet mbi përhapjen e ndikimit rus në vendin tonë.

“Këtu në Shqipëri, për fat të keq, nuk shoh as ndikim pozitiv dhe as ndikim negativ të Rusisë, përveç faktit që kemi vetëm ndikim pozitiv, në kuptimin që ndërtojmë ura bashkëpunimi në aspektin kulturor.

Për fat të keq kemi pengesa në bashkëpunimin tregtar dhe në fushën politike thuajse nuk kemi fare bashkëpunim. Ka vetëm disa takime nënkryetarësh të komisioneve ndërqeveritare, por ka shumë pengesa për shkak të mungesës së vullnetit nga ana shqiptare.

Ne e kemi të shtrirë dorën, por për fat të keq nuk ka përgjigje. Bashkëpunimin kulturor e kemi shumë të mirë, ka kërkesë nga shqiptarët që të mësojnë kulturën ruse dhe këtu ka pasur ndikim kjo kulturë, por do të kishim dëshirë që të zhvillonim më shumë edhe bashkëpunim në fushën ekonomike dhe politike. Ka turistë në rritje nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia”, deklaroi Shkareda.

Kur u pyet mbi shqetësimin e politikës shqiptare mbi një ndikim rus në zgjedhjet e ardhshme, me Partinë Socialiste që ka dorëzuar në Kuvend një projektrezolutë “për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, Shkareda tha: “Nuk është një vendim miqësor ndaj Rusisë”./ tema

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne