“Turqia nuk synon asnjë pëllëmbë toke të të tjerëve”

Ambasadori Këllëç (Serdar Kılıç) me bashkëshorten Sinem Këllëç (Sinem Kılıç) organizuan në Ambasadën e Turqisë në Uashington pritjen me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës.

Në fjalën që mbajti këtu ambasadori Këllëç u ndal në komentet që bëhen në veçanti për operacionin «Burimi i Paqes», që Turqia ka nisur në veri të Sirisë, dhe fushatën dezinformuese dhe shpifëse ndaj këtij operacioni.

Turqia është alete e ShBA-së për 70 vite,- u shpreh ambasadori Këllëç dhe rikujtoi se PKK-ja dhe degët e kësaj organizata separatiste terroriste YPG dhe PYD kanë shkaktuar vdekjen e mijëra qytetarëve turq.

“Por fatkeqësisht ata (amerikanët) i vendosën sanksione Turqisë përse kjo lufton kundër terrorizmit. Kjo është e papranueshme. Uroj që më në fund të triumfojë gjykimi i shëndoshë dhe ShBA-ja të renditet pranë aleates së saj. Dhe në fund të kësaj fushate shpifjesh dhe dezinformacioni ShBA-ja është e lutur të rikujtojë se kush është aleat i vërtetë”,- tha Këllëç.

“Të gjithë qytetarëve turq u takojnë detyra të rëndësishme për të mbrojtur Republikën. Sot disa qarqe përpiqen sipas mendimit të tyre të ndëshkojnë popullin tonë me anë të fushatave shpifëse, kërcënimet me sanksione, me p/ligje që përmbajnë akuza të pabaza. Këto qarqe nuk e konsiderojnë si të dëmshme sakrifikimin e partneritetit dhe lidhjes 70-vjeçare që ekziston mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për hir të interesave të tyre të cekëta politike. Në historinë e popullit turk nuk ka asnjë njollë për të cilën atij duhet ti vij turp apo të ballafaqohet me të. Republika e Turqia nuk synon as edhe një pëllëmbë toke të dikujt tjetër”,- shtoi ambasadori.

Pas fjalës së ambasadorit Këllëç u lexua edhe mesazhi i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) drejtuar qytetarëve që jetojnë jashtë shtetit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne