Djalka nga Poradeci, Erald Kapri sillet si baba i kombit

Djalka pe Poradeci qe ka zbritur ne Tirane ne vitet e fundit, Erald Kapri, mendon se eshte bere koke e kombit shqiptar. Per kete arsye, palikari i OJQ-ve te Tiranes ka shkruar 10 pika, të një manifesti për ringritjen kombëtare.

Kapri i cili nga poradecar tani eshte bere tiranas nënvizon se Shqipëria mund të ketë një rizgjim kombëtar, në rast se do të zbatoheshin udhezimet e tija kombetare dhe legjendare. Me poshte jane pikat e manifestit kombetar te poradecarit Erald Kapri. Mendohet se keto pika, Eraldua i ka shkruar kur ka qene duke medituar ne nje kafe perballe ambasades gjermane ne Tirane.

Ja dhe pikat e mendimtarit nga Poradeci:

Një manifest për ringritje kombëtare

Shqipëria nuk ndodhet më në udhëkryq, siç është thënë rëndom gjatë gjithë tranzicionit, por në greminë. Nevoja për një pakt për të nxjerrë vendin nga tranzicioni i thëllë është emergjent. Përtej dogmave apo programeve politike, nevoitet një plan për të vënë dorën në plagë dhe për të ndryshuar gjendjen e vendit. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që të marrë përgjegjësi dhe ti dalë për zot disa premtimeve. Pakti të jetë realist, konservator. Ky manifest s’mund të realizohet pa ndryshuar sistemin politik, kthimin e votës së drejtëpërdrejtë të qytetarëve për përfaqësuesit e tyre politik.

1-Familja. Ajo është e para. Familja shqiptare po tronditet. Shifrat e thonë këtë. Të rinjtë marrin më pak angazhim, pjesa më e madhe duan të ikin. Jo të emigrojnë, të ikin. Sipas OKB-së, jemi vendi me shpopullimin më të madh në botë. Çdo i ri që ndërton familje, por edhe ata që përballen me jetën e përditshme, nuk kanë asnjë dorë mbështetje të qeverisë. Për çdo fëmijë duhet të jepen 100 euro çdo muaj, derisa ai të mbushe 18 vjeç.

2-Një ekonomi që funksionon për të gjithë. Duhet të ndryshojë sistemi i taksimit. Nuk duhet të taksohet vetëm puna apo kapitali, por luksi. Ka ardhur koha që të pasurit e këtij vendi të taksohen për atë që i kanë vjelë shoqërisë. Një taksë e sheshtë dhe të ndershme. Mbështetje për bujqësinë dhe turizmin, përmes mostaksimit dhe subvencioneve direkte.

3-Ndalim me ligj të dhënies së koncesioneve me para publike. Paralelisht, hetim dhe heqjen e të gjitha koncensioneve të tilla. Me Kushtetutë të përcaktohet tavani i borxhit publik që asnjë qeverisë të mos mundet ta tejkalojë.

4-Ndryshim të politikës sociale. Një ndihmë sociale dinjitoze dhe një reformë pensionesh në skemë private, të garantuar me ligj.

5-Luftë pa kompromis krimit dhe drogës, përmes një policie të besueshme, e bashkëpunuese me drejtësinë. Policia duhet të organizohet përmes oficerësh të huaj me përvojë të cilët duhet të ndjekin nga afër punën e saj. Gjithashtu, shndërrimi i Policisë në Xhandamëri, për ti dhënë asaj forcën e duhur goditëse ndaj krimit.

6-Rritjen e ndëshkimit të korrupsionit e paralelisht miratimin e ligjit të përgjegjshmërisë publike, që do të thotë se për çdo dëm ekonomik, të përgjigjet titullari. Njëkohësisht zbatim rigoroz të ligjit për dekriminalizimin.

7-Zgjidhjen e çështjes së pronës përmes njohes së çdo vendimi për kthim dhe njohjen e të gjithë ndërtimeve pa leje që u kualifikuan me ligjin organik të vitit 2006. Modeli kroat është tepër i realizueshëm në Shqipëri.

8-Një program për drejtësinë tranzitore mbi të kaluarën, dhënien e drejtësisë për viktimat e diktaturës dhe nisjen e një procesi të vërtetë reflektimi.

9-Një administratë publike të vogël dhe të shkeputur nga emërimet politike, të administruar nga një agjensi të pavarur dhe model perëndimor. Të përcaktohet me ligj se cilat janë emërimet politike dhe cilat në bazë të një sistemi merite të pavarur.

10-Sistem arsimor të mbështetur në model preference dhe shëndetësi universale duke forcuar spitalet rajonale. Arsimi duhet të ketë dyfishimin e buxhetit dhe të ndiqet një program për të arsimuar më të mirët jashtë vendit, me detyrim kthimin në vend. Shëndetësia të mbështet përmes një skeme kontributesh të detyruar dhe private sipas dëshirës, të garantuar me ligj.

Populli trim dhe heroik shqiptar duhet ti lexoj dhe zbatoj me vemendje keto propozime te OJQ-iresit nga Poradeci i cili ka lene pershtypje te mira ne zyrat e GTZ-se dhe ambasades gjermane ne Tirane. Per me teper djemkat e Poradecit qe lene fermat e tyre dhe zbresin ne Tirane, duhet te ndjekin me devotshmeri propozimet legjendare te studiuesit te rralle nga kazaja e tyre.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne