Bota

FETO synonte të blejë gazetën britanike ”The Independent”

Organizata terroriste FETO ka tentuar të blejë një nga mediat britanike më me ndikim ”The Independent”, mësohet nga porositë e dërguara të Süleyman Tiftik, imamit të pretenduar të FETO-s për Evropën Perëndimore.

Në dëshmitë e rastit kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste EFTO që udhëhiqet në Ankara, është zhvilluar bisedë mes Tiftik, i cili është në arrati dhe një anëtari të paidentifikuar të FETO-s të cilët përmes programit për komunikim të fshehtë ByLock, e zhvilluan në shkurt të vitit 2016.

Anëtari i paidentifikuar i FETO-s, Tiftik shkroi se ka rënë shitja e edicionit të “The Independent”. transmeton AA.

“Një nga gazetat e shquara britanike “The Independent”, për shkak të uljes së dukshme të shitjes, synon të heq dorë nga shtypi dhe të vazhdojë përmbatjen ta botojë në mënyrë dixhitale. Jemi të hapur për oferta”, shkroi anëtari i FETO-s.

Personi i njëjtë në porosinë tjetër shkroi se nga njoftimi i pronarit të gazetës mësohet se britanikët nuk kanë arritur të gjejnë blerës potencial dhe se kanë vendosur të publikojnë përmbajtjet në mënyrë dixhitale. Megjithatë, ston ai, nëse së shpejti marrin një ofertë të mirë, janë të gatshëm ta shesin.

Në porosinë tjetër dërguar Tiftik, është e qartë se organizata kishte për qëllim të blinte gazetën, ndërsa anëtari i paidentifikuar pyeti Tiftik, nëse të organizojë një takim me pronarët e gazetës dhe të japin ofertë.

I njëjti person, më vonë e njoftoi Tiftik se në Britani të Madhe, është dakorduar një diskutim midis ish-kreut të Koza Holding, Hamdi Akin Ipek, i cili është gjithashtu në arrati dhe përfaqësuesi i gazetës “Times”.

“Adem Yavuz Arslan nga Washingtoni bisedoi me Akin Ipek për një intervistë në mediat britanike dhe Akin ishte i interesuar. Për çka Adem Yavuz Arslan më dërgoi porosi dhe pyeti nëse mund të organizonim një intervistë. Unë organizova një intervistë me Times, që është gazeta më e shitur në Britani. Por, më vonë Akin shprehu shqetësimin se nëse ai flet për gazetën britanike, presioni do të rritet ndaj familjes së tij në Turqi dhe përreth, për shkak të cilës ai tani ka hequr dorë nga biseda”, theksohet në porosinë.

Gjykata në Ankara dërgoi kërkesa për ekstradim për 54 anëtarë të FETO-s në Ministrinë e Drejtësisë të Turqisë për t’u adresuar në vende të caktuara.

Ende nuk është marrë përgjigje ndaj kërkesës për ekstradim të Tiftik dërguar Belgjikës.

OPINIONE