Shqiperia

Nuk i linin të merrnin pjesë në protestë, nxënësit në Berat gjejnë mënyrën më të lehtë për të dalë

Janë të shumtë ata që u kanë dalë në krah studentëve që po protestojnë prej nëntë ditësh përpara Ministrisë së Arsimit, Parlamentit dhe Kryeministrisë.Shumë prej gjimnazistëve në kryeqytet u është ndaluar rreptësisht të marrin pjesë në protestë.E njëjta gjë ka ndodhur edhe në rrethe, ku nxënësit janë kërcënuar nga mësues apo drejtorë shkollash.Megjithatë, në Berat duket se nuk i ndal askush.

Kjo pasi nxënësit kanë kaluar kangjellat, për të dalë më pas në rrugë duke brohuritur me pankarta në duar.

Ata janë shprehur se do të ishin më të shumtë në numër nëse do të lejoheshin të gjithë nxënësit të dilnin nga shkolla. Në mbështetje të tyre kanë dalë dhe qytetarë beratas

OPINIONE