Fieri, qyteti i dytë më i prekur nga koronavirusi, përballet me mungesën e ujit. Ish-deputeti: E rrezikshme, banorët në alarm

Në një kohë që Fieri është qyteti i dytë më i prekur në vend nga koronavirusi, me 7 të infektuar zyrtarisht, banorët po përballen me mungesën e ujit në çezma, kur mjekët bëjnë thirrje që duart të lahen sa më shpesh.

Ish-deputeti i PD, Luan Baçi, e ka denoncuar në rrjetet sociale situatën dhe thotë se banorët janë në alarm. Sipas ish-deputetit, “në këto situata, shumë të rrezikshme, ndërprerja e ujit të pijshëm, në qytetin e Fierit, është një katastrofë e vërtetë.

REAGIMI I PLOTE

Pershendetje Armando!

Ku je Armando?

Pas publikimit, para dy ditesh, te nje reagimi dhe revolte te banoreve te komunitetit rom, disa punonjes te bashkise Fier, filluan te benin show duke shperndare, qeska me nga nje pako oriz, ne disa familje, te perzgjedhura si votues te pandryshueshem per ta, turpi i tyre

Pershendetje Armando!

Ku je Armando?

Uji i pishem, eshte nje produkt, i pa zevendesueshem dhe tejet i domozdoshem edhe ne kohe normale, po ne situatat e jashtezakonshme qe po kalojme?

A mund te kaloje kjo situate me çesmat pa uje?
Fieri eshte nga qytetet me te prekura nga koronavirusi, rastet e zyrtarizuara jane 7, por e kam perseritur edhe me pare, jane te gjitha gjasat qe numri te jete akoma me i madh, por nuk mund te behet i ditur, pasi numri i atyre qe testohen eshte i kufizuar shume ne krahasim me rastet e dyshuara dhe sidomos, me ata qe vijne nga zonat e prekura te Italise, qe jane ne numer te konsiderueshem.

Ne keto situata, shume te rrezikshme, nderprerja e ujit te pijshem, ne qytetin e Fierit, eshte nje katastrofe e vertet.
Pergjegjesit e kesaj situate shume te rrezikshme, do te mbajne pergjegjesi.

Ndiqeni videon qe dergojne qytetaret e Fierit, ne keto momente, ata jane ne alarm dhe kerkojne ndihme, kerkojne qe ju te beni detyren qe e keni marre me force dhe me mashtrime, por gjithsesi e keni tani.

Pershendetje Armando!

Ku je Armando? Dil te kerkojne qytetaret !/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne