Siri – YPG/PKK lëshon raketa kundër Afrinit, plagosen 2 fëmijë

Organizata terroriste separatiste YPG/PKK, e cila vazhdon të mbajë të pushtuar provincën e Tel-Rifatit në Siri, ka goditur me raketahedhës shumëgrykësh qendrën e qytetit të Afrinit, i cili është çliruar me operacionin “Dega e ullirit”.

Në këtë sulm u plagosën dy fëmijë.

Qendra administrative e provincës së Afrinit ishte çliruar nga terroristët më 18 mars 2018 falë operacionit “Dega e ullirit”, i realizuar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria Kombëtare Siriane.

Me këtë operacion terroristët e YPG/PKK-së u nxorën jashtë provincës, kurse tani ata vazhdojnë të mbajnë të pushtuar Tel-Rifatin, që ndodhet në juglindje të provincës dhe shpeshherë sulmojnë vendbanimet civile në Afrin dhe Azaz, që kontrollohen nga Ushtria Kombëtare Siriane.

Në përvjetorin e çlirimit të Afrinit terroristët kishin goditur me raketa qendrën e qytetit duke vrarë 3 civilë dhe plagosur 8 të tjerë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne