FIFA gjobit kombëtaren e Katarit për fanellat me mesazh politik

Federata e Katarit në futboll ka marrë një gjobë, nga shkaku se lojtarët e saj gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Kampionatin Botëror kanë veshur fanella me mesazh politik.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA), ka dënuar Federatën e Katarit, pasi lojtarët e saj kanë veshur fanella me imazhin e emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, duke shkelur kështu rregullat kundër shfaqjes së imazheve politike.

Incidenti ndodhi më 13 qershor në Doha në kohën kur futbollistët po bëheshin gati para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror kundër Koresë së Jugut, dhe kishte për qëllim të mbështeste Al Thanin lidhur me mosmarrëveshjen e Katarit me shtetet rivale të rajonit, Arabinë Saudite, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Paneli disiplinor i FIFA-s vendosi për një gjobë prej 50.000 franga zvicerane, ndërkohë që Katarit i shqiptoi edhe një masë qortuese./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne