Filmi Barbie ndalohet në Algjeri pasi pretendohet se promovon homoseksualitetin dhe devijime te tjera.

Filmi, i cili ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë globalisht, u shfaq për audiencën algjeriane për tre javë derisa Ministria e Kulturës kërkoi tërheqjen e tij, sipas Reuters.

Një “burim zyrtar” i tha gazetës se filmi live aksion me Margot Robbie si personazhi kryesor dhe Ryan Gosling si Ken “promovon homoseksualitetin dhe devijimet e tjera perëndimore” dhe “nuk përputhet me besimet fetare dhe kulturore të Algjerisë”.

Algjeria nuk është i vetmi vend konservator që ka ndaluar “Barbie”.

Libani përmendi arsye të ngjashme kur ndaloi audiencën të shikonte filmin javën e kaluar.

Ministri i Kulturës, Mohammad Mortada, i cili ka mbështetjen e Hezbollahut të fuqishëm, pretendoi se projekti u zbulua se “promovon homoseksualitetin dhe transformimin seksual” dhe “kundërshton vlerat e besimit dhe moralit” duke zvogëluar rëndësinë e familjes.

Kuvajti ndoqi shembullin, duke ndaluar jo vetëm filmin numër një në botë, por edhe filmin “Talk To Me”, duke përmendur nevojën për të mbrojtur ‘etikën publike dhe traditat sociale’.

Vietnami e ndaloi filmin pasi u ofendua nga një hartë botërore e përdorur në një skenë, e cila mendonte se ishte një përshkrim i një kufiri detar të diskutueshëm prej kohësh me Kinën në Detin e Kinës Jugore.

Në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein disa kritikë janë ankuar për mesazhin e filmit duke e akuzuar per  “shtrembërim te feminizmit”./Telegrafi

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne