Financial Times: Veprimet e Trump kundër Iranit janë tregues i pasigurisë amerikane

Gazeta britanike Financial Times, duke përshkruar sjelljes e presidentit të SHBA kundër Iranit, ka thënë se një gjë e tillë dëshmon mungesën e besueshmërisë ndaj SHBA.

Presidenti amerikan Donald Trump do të vendosë në 15 tetor për fatin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Teksa presioni mbi presidentin amerikan shtohet, mediat amerikane parashikojnë se Trump nuk do të certifikojë marrëveshjen. Këshilltarë të lartë të presidentit dhe udhëheqës botërorë kërkojnë njëzëri që Trump të mos tërhiqet nga marrëveshja. Presioni mbi presidentin Donald Trump shtohet teksa afrohet data e për lajmërimin e vendimit të tij kyç nëse Irani i është përmbajtur marrëveshjes bërthamore. Nëse ai nuk e certifikon marrëveshjen, sipas parashikimeve të mediave amerikane, Kongresi më pas do të vendosë nëse do të ri-imponojë sanksionet. Presidenti amerikan ka kohë deri në datën 15 tetor për të vendosur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne