‘Firma’ e parë/ Ilir Proda emëron në krye të Burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit, bashkëshorten e dëshmorit Saimir Duçkollari! U vra në 2009 nga Dritan Dajti

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, në ditën e parë të punës, dje, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Saimir Duçkollari.

Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën i cili ka mbushur moshën e pensionit. Është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme. Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues. Është hera e parë një emërim i tillë, pasi përgjithësisht kanë qenë në role bazë familjarët e dëshmorëve.

Polici Saimir Duçkollari humbi jetën në krye të detyrës në vitin 2009 në aksionin për të arrestuar Dritan Dajtin pranë plazhit “Iliria” në Durrës. Gjatë operacioni të dështuar mbetën të vrarë edhe 3 efektivë të tjerë policie, Fatos Xhani, Sajmir Feskaj dhe Altin Dizdari./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne