Fishkëllehet ambasadori i Izraelit në takimin e UNESCO-s

Sjellja e nervozuar dhe deklaratat irrituese të përfaqësuesit të regjimit sionist në takimin e UNESCO-s gjatë kohës së regjistrimit të qytetit Al-Khalil (Hebron) në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe xhaminë e Ibrahimit a.s. në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s e cila është në rrezik të shkatërrimit, ka shkaktuar reagimin e delegacioneve përfaqësuese të vendeve të botës kundër këtij regjimi.

Të premten gjatë takimit të 42-të të komitetit për trashëgimi botërore të UNESCO-s që u zhvillua në qytetin Krakow të Polonisë, është miratuar projektrezoluta e propozuar për regjistrimin e qytetit Al-Khalil dhe xhamisë së Ibrahimit a.s. të Palestinës në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s e cila është në rrezik të shkatërrimit, pavarësisht kundërshtimit të ashpër të Amerikës, Izraelit dhe Kanadasë dhe ushtrimit të presionit të madh të tyre. Pas miratimit të kësaj rezolute, përfaqësuesi i regjimit sionist pa marrë parasysh kërkesën e kryetarit të mbledhjes, insistoi në masë të madhe që ta prishë rendin e mbledhjes. Përfaqësuesi i regjimit sionist gjithashtu gjatë një deklarate të pa edukatë, nervoze dhe jashtë normave diplomatike, pretendoi se veprimi i komitetit për trashëgimi botërore të UNESKO-s është kundër paqes, dinjitetit dhe humanizmit dhe iu është drejtuar më fjalët më të ashpra përfaqësuesve të Gjermanisë, Kubës dhe Libanit dhe pastaj u largua nga mbledhja. Ky veprim i ulët i përfaqësuesit të regjimit sionist është përqeshur gjatë kohës së largimit nga mbledhja dhe është fishkëlluar nga përfaqësuesit e vendeve të botës. Rula Ma’ayah, ministrja e turizmit dhe objekteve historike të Palestinës, të premten pas miratimit të qytetit Al Khalil në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, tha se kjo është një ngjarje historike për popullin e Palestinës e cila thekson identitetin palestinez të qytetit Al-Khalil dhe të xhamisë së Ibrahimit a.s./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne