Fitojnë 4-5 mijë paund në muaj

Gazetari i Top Channel, Arben Manaj ka rrëfyer se 90% e rasteve të arrestimeve të shqiptarëve në Britani bëhen sepse kapen duke kultivuar kanabis në shtëpi bari, ku përfitojnë rreth 4-5 mijë paund.

Në emisionin “Open” tha se marrin shtëpi edhe afër pallatit mbretërore, në ambiente ku ka pasur klube nate dhe kanë falimentuar apo në banesa që janë përdorur më parë si azile pleqsh. Manaj tregoi një rast në Cambridge, ku një shtëpi bari ra në sytë e dedektivëve vetëm se çatia nuk kishte dëborë, ndryshe nga çatitë e tjera.

“Nga eksperienca ime personale, 90% të arrestimeve të shqiptarëve në Britani janë kryesisht nga njerëz që janë kapur në shtëpitë e barit. Është jashtëzakonisht i përhapur jo vetëm Angli e Londër, por ka shtrirje deri në Skoci

Njerëzit kanë blerë apo marrë shtëpi me qera në veri, janë gjetur shtëpi bari edhe afër pallatit mbretëror, nëpër ish pubet e falimentuara apo azile pleqsh. Një rast interesant ishte kur ra borë e madhe, në qytetin e Cambridge u gjet shtëpi bari dhe ra në sytë e dedektivëve se ishte e vetmja pa borë në çati sepse nga nxehtësia kishte shkrirë dëbora.

Përveç shqiptarëve, këtë punë e bëjnë dhe anglezët dhe persona të kombësive të tjera. Këto persona mund të përfitojnë 4-5 mijë paund në muaj dhe e mendojnë më të arsyeshme të fikin e ndezin dritën sesa të punojnë në ndërtim”, tha Manaj.

Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne