Nën akuzë për prishjen e dy objekteve të ligjshme, po teatri a do te gjykohet ndonjehere?

Sipas organit më të lartë të akuzës, Rami ka prishur dy banesa në Gjirokastër, të cilat kanë qenë me dokumentacion të rregullt, duke shkaktuar një dëm prej 5 milionë lekë

 Ditën e sotme është zhvilluar seanca në Gjykatën e Posaçme të GJKKO, Ish kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre. GJKKO ka pranuar gjykim të shkurtuar për ish-kryetaren e Bashkisë.

Sipas organit më të lartë të akuzës, Rami ka prishur dy banesa në Gjirokastër, të cilat kanë qenë me dokumentacion të rregullt, duke shkaktuar një dëm prej 5 milionë lekë të reja.

“SPAK e akuzon ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokaster se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane“,- thuhet në njoftimin e SPAK.

Si ka nisur hetimi për Ramin?

Hetimi për Ramin ka nisur më herët nga Prokuroria e Gjirokastrës, që ka shpallur tashmë mos-kompetencën për këtë dosje, duke ia kaluar SPAK. Ish-kryebashkiakja e LSI-së, është kallëzuar nga disa qytetarë të Gjirokastrës në SPAK, për shembjen e disa banesave në vitin 2019, me qëllim zgjerimin e një rruge.

Hetimi ka nisur më 15 korrik 2019, dhe është raportuar nga Dosja.al edhe rasti i një prej kallëzuesve për Ramin. Dy qytetarët kallëzuan Ramin, asokohe kryetare bashkie, se iu kishte prishur garazhin e banesës, që ata pretendonin se e kishin me leje, ndërkohë që nuk kishin marrë asnjë dëmshpërblim. Rruga për të cilën Rami akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me zgjerimin e saj, është “Memoriali Kodra e Rilindasve”, që është pjesë lidhëse e anës së poshtme të qytetit me Sheshin e Çerçizit.

(A.B)/Dosja.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne